Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga qëndrimi i saj në Londër.
Këngëtarja shqiptare publikoi pamjet në Instagram me mbishkrimin “London, very briefly ”, duke treguar një paraqitje elegante me një veshje të veçantë në nuanca blu, shkruan Indeksonline.
Postimi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e komplimentuan për paraqitjen e saj.
Kujtojmë që Dua ka kurorëzuar dashurinë me martesë me aktorin Callum Turner në muajin maj.



