Me dhimbje të madhe, familjarë, kolegë, miq e qytetarë u mblodhën për ta përcjellë në banesën e fundit, zyrtarin policor, Altin Kryeziu, i riu që shërbeu me përkushtim dhe dinjitet.
Varrimi i tij u bë me ceremoni shtetërore, ku morën pjesë edhe Xhelal Sveçla, e Gazmend Hoxha.
Ikja e hershme e Altinit nxiti reagime të shumta. Ai vdiq një ditë më parë, pasi ishte aksidentuar javën e kaluar në krye të detyrës në qytetin e Malishevës, teksa po drejtonte trafikun.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë të afërmve.



