34 zjarrfikës zviceranë po marrin vlerësime të shumta për ndihmën e tyre në luftën kundër zjarreve të mëdha në pyje pranë Bordosë, në Francë.
Videot e konvojit të zjarrfikësve, i cili u nis nga Gjeneva drejt Francës, janë bërë virale në rrjetet sociale. Shumë përdorues kanë shprehur mirënjohjen e tyre për ekipet zvicerane, duke i falënderuar dhe duke u dërguar mesazhe inkurajuese.
Zjarrfikësit zviceranë u angazhuan në operacione pothuajse menjëherë pas mbërritjes. Të dielën në mbrëmje, ekipet ndihmuan në mbrojtjen e një parku diellor pranë Cestas, ndërsa vazhdonin përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret.
“Faleminderit, Zvicër!” – është mesazhi që po përsëritet në rrjetet sociale për solidaritetin dhe ndihmën e zjarrfikësve zviceranë ndaj Francës.



