pa dorashka
Skandal i radhës i qeverisë Kurthi!
Ky është monumenti i ngritur pranë urës në Mitrovicë (ku mund ta shihni në videon e më poshtme), i ngritur për “serbët e rënë në mbrojtje të atdheut” si referencë për mbrojtjen e Serbisë nga “terroristët e UÇK-së”.
Si mundet të quhet “veriu i çliruar” vetëm me fjalë nga rrungaja Sveçla dhe akademikët injorantë si Bahtiri, pasi kanë hequr ca flamuj dhe ca mbi shkrime mbi mure ku po dëshmohet qartë Kurthi i gjithë kesaj loje të ndyrë me koordinim, sesi mbahet dhe ruhet si monument kulture një monument që fyen luftëtarët e UÇK-së si “terroristë” brenda territorit të Kosovës?!
Paradoksi i gjithë propagandës qeveritare të Albin Kurthit me “çlirimin e veriut” është ky monument, që nuk e plandosi për tokë atë mbeturinë të gjenocidit serbomadh si shenjë mirënjohjeje për kriminelët serb, por e la si gur varri pranë urës së Ibrit si kujtesë për falangat e Millosheviqit.
Ndaj, para se të votoni ju analfabetët e sektit VV por edhe më gjerë, reflektoni dhe kujtoni se ai monument nuk është plaga dhe gjaku i luftëtarëve të lirisë, por është momorja e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve që tolerohet nga qeveria e Albin Kurthit!
Pas “çlirimit të veriut” me koordinim mes Kurthit dhe kryeçetnikut Vučko, maturantët serb e nxorën lakuriq atë çlirim të sajuar nga sekti VV javën e kaluar me sloganet antishqiptare si “Kosova është zemra e Serbisë”, ku policia e Sveçlës kishte urdhër vetëm t’i shoqëronte pa i shqetësuar.
Ndërsa ky monument kushtuar kriminelëve serbët te ura e Ibrit me koordinim, është fundi i demagogjisë së Albin Kuthit si njeriu i duhur që i duhej Kosovës.
Kurthi nuk është çlirimtari, por zullumqari dhe marioneta që përdoret nga Beogradi për ta bërë Kosovën kashtë e koqe!
P.S.
Fatkeqësisht, simpatizantët e sektit VV nga Severnistani vazhdojnë të besojnë verbërisht në përrallët me mbret, se veriu na qënkesh çliruar nga qeveria Kuthi, ku duket qartë se veriun e menaxhon Beogradi me aminin e KFOR-it!
“I besojnë moj zoçkat makakedone i besojnë”, do thoshte xhaxhi Vani.
Besuan injoranca edhe kur i gënjeu para ca ditësh specialisti Kurthi se “makedont” kanë kollovar Qoken, si përfaqësuesin e tyre deputet nga radhët e VV, që mbron kauzën shqiptare atje!
Por, realitet flet ndryshe përballë zogorisë së komiteve kundër gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Për me shumë flet videoja e më poshtme!!!
Medai Shaholli


