Mot kryesisht me diell, pasdite mundësi për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Sot vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Gjatë orëve të pasdites në disa rajone priten kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 7 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 24 deri në 33 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga veriperëndimi. Në orët e pasdites, në disa pjesë të luginës së Shkupit priten reshje të shkurtra të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

By admin