Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa rajone mund të jetë më e theksuar.
Kushtet e motit do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, ndërsa moti i qëndrueshëm dhe me diell pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe në ditët në vijim pritet të vazhdojë moti kryesisht i kthjellët dhe me temperatura të këndshme për këtë periudhë të vitit, përcjell Faktiditor.info.

