Deputeti i Lidhje Demokratike tw Kosovws, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, ku ka raportuar bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Sadiku, ka kritikuar deputetët e VV’së, duke thënë se këta të fundit e ‘’morën rolin e opozitës’’, dhe se të njëjtit ‘’harruan partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet’’.
“Të gjitha problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre, tentuan t’ia faturojnë një rregullatori që, në parim, duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i paprekur nga politika’’, ka shkruar Sadiku mes tjerash.
Postimi i plotë:
Sot, në komisionin ku jam anëtar, ishte për raportim Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Deputetët e Vetëvendosjes morën rolin e opozitës, siç bëjnë zakonisht, duke harruar se partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet.
Të gjitha problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre, tentuan t’ia faturojnë një rregullatori që, në parim, duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i paprekur nga politika.
Për besë, kjo s’ka as kuptim, as logjikë.
Me qenë në pushtet e me u sjellë si opozitë ndaj dështimeve të tua, kjo më as populizëm nuk është.
Është tragjikomedi me shtet.


