MPB me kod të veshjes për punonjësit dhe qytetarët që vizitojnë Departamentin e Çështjeve Civile

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se me qëllim të ruajtjes së standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë, vendoset Kod i Veshjes për të gjithë punonjësit dhe palët (qytetarët) që vizitojnë hapësirat e Departamentit të Çështjeve Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

​Si një institucion që është në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve, besojmë se veshja e duhur kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore. Në këtë drejtim, i lutemi të gjithë qytetarëve që para se të vijën në hapësirat tona (për të tërhequr dokumente personale, pasaporta apo shërbime të tjera administrative) të sigurohen që pamja e tyre të jetë brenda normave të pranuara përgjithësisht për institucionet publike.

Reklame

​Njëkohësisht, bëjmë me dije se edhe të gjithë punonjësit në këtë Departament janë të detyruar të respektojnë në mënyrë strikte kodin e përcaktuar të veshjes, i cili është i paraparë për punonjësit e Ministrisë.

By admin1