Shqiptari në Greqi plagos pakistanezin, ndjekje si nëpër filma nga Policia

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim në Greqi, për plagosjen me armë zjarri të një pronari dyqani celularësh me origjinë pakistaneze.

Mediat greke bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në Patisia në dyqanin e celularëve, ku një person i panjohur hyri në dyqan dhe qëlloi pronarin me origjinë pakistaneze në të dyja këmbët.

Reklame

Autori më pas hipi në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën udhëtonin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare.

Mjeti në fjalë u ndoq nga forcat e policisë dhe në Rrugën Kifissos, u përplas me katër automjete të tjera.

Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të arratiseshin.

Një burrë tjetër u gjet në vendin e përplasjes dhe u shoqërua pasi ka të ngjarë të jetë gjithashtu i përfshirë në incident.

Pronari i dyqanit u dërgua në spital pas të shtënave dhe plagët e tij u përcaktuan si jo kërcënuese për jetën.

By admin1