Ndërron jetë aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Yllka Fejzullahut, duke e cilësuar lajmin si thellësisht pikëllues.

Ajo ka vlerësuar Fejzullahun si bashkaktiviste të hershme të Lëvizjes, kryetare të GVV-së, mike të afërt dhe asambleiste që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Reklame

“Yllkën do ta kujtojmë përherë për qetësinë, forcën dhe përkushtimin e saj”, ka shkruar Haxhiu, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe bashkaktivistëve.

Postimi i plotë:

Humbja e parakohshme e Yllka Fejzullahut, është lajm thellësisht pikëllues për të gjithë ne.

Yllka, bashkaktiviste e ditëve të para të Lëvizjes, kryetare e GVV-së, mike e afërt dhe asambleiste, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo hap të saj.

Yllkën do ta kujtojmë përherë për qetësinë, forcën dhe përkushtimin e saj. Për vlerat që la pas dhe për shembullin që dha.

Ju shpreh ngushëllime familjes, bashkaktivistëve dhe gjithë atyre që e njohën.

Do të na mungosh shumë. U prehsh në paqe.

By admin3