Mes raportimeve për tensionet e vazhdueshme me fëmijët e tij, Brad Pitt është fotografuar i buzëqeshur dhe në humor të shkëlqyer gjatë një daljeje romantike në Paris me partneren e tij, Ines de Ramon.
Pavarësisht zhurmës mediatike, 62-vjeçari u shfaq i qetë dhe i relaksuar teksa ecte dorë për dore me partneren e tij 33-vjeçare në rrugët e kryeqytetit francez.
Dyshja morën pjesë në një koncert të grupit legjendar “Red Hot Chili Peppers”, ku u panë gjithashtu në shoqërinë e regjisorit të njohur David Fincher dhe bashkëshortes së tij.
Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2022 dhe daljet e tyre publike janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, duke ushqyer spekulimet se marrëdhënia po bëhet gjithnjë e më serioze.
Për mbrëmjen në Paris, aktori u shfaq me një stil elegant dhe të kuruar, ndërsa Ines tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të thjeshtë, por shumë elegante.
Ndërkohë, interesimi i mediave vazhdon të mbetet i fokusuar te raportet mes Pitt dhe fëmijëve të tij me Angelina Jolie, pasi disa prej tyre thuhet se kanë hequr ose kanë zgjedhur të mos përdorin më mbiemrin e aktorit.
Megjithatë, të paktën në daljen e fundit publike, Brad Pitt u duk larg polemikave familjare, duke shijuar atmosferën romantike të Parisit në krah të partneres së tij.


