Këngëtarja Vanesa Sono ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë rreth përfundimit të marrëdhënies së saj me aktorin Indri Shiroka, një histori që tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”.
“Për sa kohë kam qenë brenda, kam qenë e sinqertë dhe çdo gjë që kam folur ka qenë e sinqertë. Edhe pas daljes sime vazhdoj të mendoj të njëjtat gjëra, por ishte vendimi i tij ta mbyllte historinë, në mënyrën se si e mbylli”, u shpreh Vanesa.
Ajo la të kuptohet se, pavarësisht ndjenjave që vazhdon të ketë për atë periudhë, fundi i marrëdhënies ishte një zgjedhje e marrë nga Indri, të cilën e ka respektuar.
Historia e tyre u komentua gjerësisht edhe për mënyrën e pazakontë se si mori fund. Aktori vendosi t’i japë fund lidhjes përmes një letre të lexuar gjatë një transmetimi live, duke surprizuar jo vetëm Vanesën, por edhe ndjekësit e formatit.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja kishte ndërmarrë një veprim të ngjashëm ndaj ish-partnerit të saj para se të niste këtë histori, duke bërë që situata të rikthente në vëmendje një skenar që pak kush e kishte parashikuar të përsëritej.
Pavarësisht ndarjes, deklaratat e Vanesës tregojnë se ajo vazhdon të mbetet e qartë dhe e sinqertë për mënyrën se si e ka përjetuar këtë raport.

