Pak momente para nisjes së protestës, qyteti i Zarës në Kroaci është mbushur me flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare shqiptare.
Qytetarë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme janë mbledhur në qytet, duke valëvitur flamurin kombëtar shqiptar dhe flamuj me stemën e UÇK-së, në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh pjesëmarrësish të veshur me simbole kombëtare, ndërsa protesta pritet të nisë në orën 17:00.
Tubimi është organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.
Mbështetje për organizimin ka shprehur edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë në protestë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e UÇK-së.
https://www.facebook.com/watch/?v=1056353863623658&t=1



