Rusia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Pavel Durov – ai i përgjigjet me një gjest ndaj presidentit rus
Moskë – Autoritetet ruse kanë ndërmarrë hapa të rinj kundër themeluesit dhe drejtuesit të Telegramit, Pavel Durov, duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e lidhjeve me “terrorizmin”.
Në rast se arrestohet dhe ekstradohet në Rusi, miliarderi i teknologjisë mund të përballet me një dënim jashtëzakonisht të rëndë, deri në burgim të përjetshëm.
Durov reagoi shpejt ndaj zhvillimeve të fundit. Ai publikoi në rrjetin social X një fotografi ku shfaq një gjest provokues, që është interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.transmeton faktiditor.info
Autoritetet ruse dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) e akuzojnë Durovin se nuk ka mbyllur apo fshirë kanale, biseda dhe bot-e në Telegram, të cilat dyshohet se janë përdorur nga shërbimet ukrainase të inteligjencës dhe organizata të klasifikuara nga Rusia si “terroriste dhe ekstremiste” për sabotime dhe sulme.
Sipas FSB-së, Ukraina dyshohet se ka përdorur edhe një chatbot për njohje në Telegram për të rekrutuar të rinj rusë për sulme me zjarrvënie dhe operacione të tjera sabotimi. Autoritetet ruse pretendojnë se që nga korriku i vitit 2025 janë arrestuar 46 persona të moshës 12 deri në 22 vjeç në lidhje me raste të tilla.
Pavel Durov i ka mohuar akuzat. Në shkurt, ai deklaroi se autoritetet ruse po ndërtonin një dosje kundër tij me pretendimin se kishte ndihmuar ose nxitur terrorizmin. Sipas tij, këto akuza janë një përpjekje për të ushtruar kontroll më të madh mbi Telegramin dhe për të kufizuar privatësinë e përdoruesve të platformës.
Fakti Ditor



