Pas Vozinhas, ky është futbollisti i cili përfitoi më shumë ndjekës në Kupën e Botës

Kupa e Botës 2026 do të mbahet mend për shumë gjëra, e njëra prej tyre është edhe suksesi i Cape Verde.

Veçanërisht portieri i Kepit të Gjelbërt, Vozinha, me paraqitjet e tij fantastike mori vemendjen e tifozëve nga e gjithë bota, shkruan IndeksOnline.

Vozinha ishte sensacioni i Kupës së Botës, i cili pati një rritje marramëndëse në profilin e tij në Instagram, me rreth 30 milionë ndjekës, derisa para ndeshjes me Spanjën kishte vetëm 50 mijë ndjekës.

Një tjetër futbollist i cili përfitoi nga Kupa e Botës, ishte edhe Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez fitoi gati 29 milionë ndjekës gjatë turneut.

Kupa e Botës rriti ndjeshëm popullaritetin online të disa lojtarëve, gjatë një muaji./IndeksOnline/

By admin4