Njëriu më i pasur në botë, ka hyrë në bisedime për të blerë aksionet e Liverpulit.
Sipas asaj që raporton ”Sky News”, themeluesi i Amazon Jeff Bezos, mund të jetë aksionar i ri i gjigantit anglez, shkruan IndeksOnline.
Ai është ofruar rreth bashkimit me një konsorcium të interesuar për të blerë një pakicë aksionesh të Liverpulit.
Grupi është në diskutime të hershme me Fenway Sports Group mbi një investim të mundshëm deri në 30%, megjithatë raportohet se FSG-ja nuk ka në plan shitjen e klubit.
Kujtojmë se Bezos ka një pasuri, e cila vlerësohet rreth 257 miliardë euro./IndeksOnline/



