Për herë të parë në histori, FIFA dhuron unaza ari për fituesit e Kupës së Botës

Fitorja 1:0 e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, e vendosur nga goli i Ferran Torresit, solli jo vetëm trofeun e artë për “La Rojan”, por edhe një risi historike nga FIFA.

Për herë të parë në historinë e Kampionatit Botëror, FIFA vendosi t’i shpërblejë kampionët me unaza të arta, duke ndjekur një traditë të njohur në sportet amerikane, shkruan Indeksonline

Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe trofeut, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, hyri në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses spanjolle, ku i dorëzoi personalisht secilit futbollist nga një unazë ari për të përjetësuar suksesin historik.

Ky gjest simbolik u prit me entuziazëm nga lojtarët e Spanjës, të cilët, përveç medaljeve dhe trofeut të Kupës së Botës, tashmë do të kenë edhe një kujtim unik nga triumfi i tyre në finalen ndaj Argjentinës.

Spanja u kurorëzua kampione e botës pasi mposhti Argjentinën me rezultat minimal 1:0, falë golit vendimtar të Ferran Torresit, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit botëror./Indeksonline/

By admin4