Më 19.07.2026 në ora 23:40 në DPB Gostivar, B.M. (48) nga Gostivari, gazetar dhe pronar i një televizioni lokal nga Gostivari, ka denoncuar se rreth orës 19:30 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, derisa po kryente detyrën zyrtare, A.L. nga Gostivari e ka kërcënuar dhe ka tentuar t’ia marrë kamerën.
Sipas denoncimit, motiv i mundshëm i sulmit është një foto-lajm i publikuar më parë nga gazetari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.



