Presidenti çek: Rusia do ta vazhdojë luftën hibride ndaj vendeve evropiane edhe pas paqes në Ukrainë

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel tha sot se është iluzion që Rusia do të heqë dorë nga sulmet hibride ndaj vendeve evropiane. Sipas tij, Rusia po sillet si Perandori dhe përpiqet të dominojë dhe kontrollojë vendet përreth saj.

“Rusia, ne (Çekinë) si vend dhe anëtar i NATO-s, na shënon si armik dhe do të ishte naive të pretendonim se nuk është kështu. Rusia është një vend që për fat të keq sillet si një perandori dhe përpiqet të dominojë dhe kontrollojë vendet përreth saj”, tha presidenti çek.

Reklame

Paveli paralajmëroi se është një iluzion i madh që paqja do të mbizotërojë në Evropë kur të mbarojë lufta në Ukrainë dhe se Rusia do të veprojë si një vend mik.

“Nuk po them që Rusia do të fillojë një luftë me paktin e NATO-s sapo të mbarojë lufta në Ukrainë, por ajo mund dhe do të vazhdojë atë që ne e quajmë një luftë hibride”, tha Paveli.

Presidenti çek saktësoi se ka parasysh forma të ndryshme të shkeljes së hapësirës ajrore të vendeve të tjera, provokime në kufij, përpjekje për të ndikuar në opinionin publik përmes fushatave në rrjete dhe në media, si dhe sulme kibernetike.

“E gjithë kjo po ndodh tashmë dhe do të vazhdojë. Ne duhet të jemi të gatshëm t’i japim fund. Sepse, nëse nuk e bëjmë këtë, Rusia do të hetojë se sa larg mund të shkojë, kjo është ajo që ka bërë gjithmonë”, tha presidenti çek.

By admin5