Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon të zhvillohet me pritje të gjata në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave të fundit, koha e pritjes si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit varion nga 3 deri në 25 minuta, varësisht nga pika kufitare e hyrjes apo e daljes.
Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë pritjet për të hyrë janë deri në 25 minuta. Po ashtu edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë pritjet janë deri në 25 minuta.
Ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja është e qetë pasi pritjet janë deri në 5 minuta.



