Protesta studentore, mundësi për t’i bashkuar shqiptarët në Shkup!

Protesta studentore nuk duhet parë vetëm si reagim i një brezi të ri, por si një mundësi për bashkim kombëtar dhe qytetar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të qëndrojmë bashkë për të mbrojtur gjuhën shqipe, dinjitetin kombëtar, orientimin euro-atlantik dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Reklame

Shqipëria, Kosova dhe të gjithë ne shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut kemi përgjegjësi të jemi zë i arsyes, i paqes dhe i stabilitetit. Çdo tendencë për margjinalizim të shqiptarëve, relativizim të gjuhës shqipe apo largim nga vlerat perëndimore, duhet të marrë përgjigje demokratike, qytetare dhe dinjitoze.

Studentët gjithmonë kanë qenë zëri i ndërgjegjes kombëtare dhe shoqërore. Prandaj, kjo protestë është një thirrje për unitet, për pjesëmarrje dhe për mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si komb dhe si pjesë e botës demokratike.

Të bashkuar për gjuhën shqipe, për të drejtat tona dhe për një rajon me paqe, stabilitet dhe perspektivë euro-atlantike!

By admin7