Raportohet se ka vdekur kamionisti nga Kosova që u aksidentua në Portin e Durrësit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, te zona e Skanerit.

Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm dëmtime të lehta, por disa orë pas aksidentit, raportohet se ai vdiq në spital, shkruan TopChannel.

Mjeti tip kamion, me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues ne Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, shofer kamioni.

I aksidentuari u dërgua në spital, ku nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

By admin7