Rihanna u ka dhënë fund thashethemeve se është sërish në pritje të ëmbël, dhe e ka bërë këtë në mënyrën e saj tipike: me shumë humor dhe pak ironi.
Edhe pse ylli 38-vjeçar solli në jetë fëmijën e saj të tretë me partnerin A$AP Rocky vetëm në shtator të vitit të kaluar, në rrjet filloi të qarkullonte me shpejtësi “lajmi” se ajo mund t’ishte shtatzënë për herë të katërt. Shkak u bë një video e një influencereje, e cila pyeste ndjekësit: “Askush nuk po flet për faktin që Rihanna është sërish shtatzënë”?
Rihanna nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka komentuar drejtpërdrejt në postim, duke shuar çdo dyshim.
“A është foshnja në mitër me ne tani”, shkroi ajo me shaka, një koment që mori menjëherë mijëra pëlqime nga fansat që adhuruan përgjigjen e saj të goditur.
Ndonëse këtë herë lajmi doli i rremë, Rihanna nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit të familjes në të ardhmen. Këngëtarja dhe reperi A$AP Rocky u bënë prindër të një vajze të quajtur Rocki, më 13 shtator 2025. Ata janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA (4 vjeç) dhe Riot (2 vjeç).
Duket se për momentin, “mbretëresha” e muzikës pop është e fokusuar te rritja e tre fëmijëve të saj dhe te bizneset e saj miliardere, duke u lënë thashethemet e shtatzënive të radhës vetëm imagjinatës së Internetit.


