Rrëfeu historinë e s*lmit të konkurrentes së “America’s Next Top Model”, Ish-prezantuesja e konkursit Tyra Banks ngre padi kundër Netflix

Ish-prezantuesja e “America’s Next Top Model”, Tyra Banks ka paditur Netflix për paraqitjen e saj në serialin dokumentar “Reality Check: Inside America’s Next Top Model” i cili trajton historinë e konkursit të modelimit.

Netflix ndërkohë ka paraqitur një mocion për të rrëzuar të gjitha paditë që rezultojnë si të pabaza. Me 22 shtator 2026 avokatët e Banks ngritën një kërkesë të re për padi me qëllim pretendimin se krijuesit e serialit dokumentar e kanë paraqitur gabimisht atë përmes “fshirjes selektive, rirregullimit dhe teknikave të tjera të redaktimit”.

Ndërkohë në regjistrimin original të dokumentarit përfshihet reagimi i saj në lidhje me sulmin seksual ndaj konkurrentes së “America’s Next Top Model”, Shandi Sullivan. Ajo transmetoi historinë e sulmit seksual të Sullivan para shikuesve.