Selin nis rrugëtimin e ri televiziv, Gimbo me reagim

Pas katër sezonesh, “Goca dhe Gra” rikthehet për të pestin vit në ekranin e Top Channel, këtë herë me një formacion të ri në panel dhe një tjetër dinamikë.

Programi do të vijë çdo të shtunë në orën 21:00, duke premtuar tema të ndryshme, diskutime dhe momente të reja për publikun.

Në krye të sezonit të ri do të jenë Ori Nebijaj, Orinda Huta, Ema Andrea dhe Selin Bollati, të cilat do të bashkojnë eksperiencat e tyre në një panel që sjell edhe ndryshimet e këtij edicioni.

Për Selin Bollatin, ky sezon shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj televiziv, duke e vendosur përkrah disa prej emrave të njohur të ekranit.

Në këtë nisje të re, mbështetja nuk ka munguar as nga jeta e saj personale. Partneri i saj, DJ Gimbo, ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes rrjeteve sociale.

Ai ka shpërndarë promon zyrtare të emisionit, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por plot përzemërsi: “Suksese Çika jem”.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku rikthimi i “Goca dhe Gra” me këtë përbërje të re.