Rreziku i një konflikti rajonal është rritur pas sulmeve amerikane ndaj Iranit gjatë kësaj fundjave, ka deklaruar zëdhënësi i komandës së lartë të përbashkët ushtarake të Iranit, Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya, sipas transmetuesit shtetëror IRIB, shkruan CNN.
Duke dënuar “provokimet e përsëritura dhe veprimet destabilizuese të Shteteve të Bashkuara”, Ebrahim Zolfaghari tha se “bashkëpunimi i disa vendeve të rajonit ka rritur gjithashtu rrezikun e përhapjes së luftës në të gjithë rajonin”, raportoi IRIB.
Ushtria iraniane “do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo ndërprerjeje ose kërcënimi ndaj kalimit të anijeve tregtare dhe cisternave të naftës” nga SHBA-ja, tha Zolfaghari, duke shtuar se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e ka dëshmuar këtë gjatë ditëve të fundit.
“Udhëheqësit e vendeve të rajonit paralajmërohen se çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara ose mbështetje logjistike për ushtrinë e saj do të konsiderohet një akt lufte kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit”, tha ai.
“Nëse konflikti zgjerohet, flakët e luftës do ta përfshijnë të gjithë rajonin”, shtoi ai.



