Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se aktualisht çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është në agjendën e shteteve anëtare.
Kjo çështje u ngrit në seancë dëgjimore në Kongresin amerikan me sekretarin Rubio, ku kongresisti Keith Self i kërkoi atij ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërkohë që rajonin e Ballkanin e përshkroi si “shumë të brishtë”.
Rubio ka sqaruar se nuk do të thotë se anëtarësimi nuk do të ndodhë kurrë, por se çështja nuk është folur “në bisedat e fundit me aleatët tanë të NATO-s”, për shkak të çështjeve të tjera në botë.
“Ajo që kam vënë re është se tani për tani, në përgjithësi, NATO është aq e përqendruar në disa çështje të tjera që janë ngritur këtu sot, saqë zgjerimi, veçanërisht në rastin e Kosovës, nuk është në plan të parë të agjendës së disa prej këtyre shteteve”, ka thënë Rubio.
Kongresisti Keith ka thënë se integrimi i Kosovës është thelbësor për stabilitet.
Die ideale Neuropathie-Therapie für zu Hause (Es ist genial!)
EMSense
Zahlreiche Senioren, die Komfort und Stil schätzen, greifen in diesem Jahr zu diesen Schuhen
Ultrabequeme Schuhe
by Taboola
“Kemi katër aleatë të NATO-s që po bllokojnë hyrjen e Kosovës në NATO. Kemi çështjen e vështirë mes Kosovës dhe Serbisë, Serbia e konsideron Kosovën provincë, shumica e shteteve të botës e njohin Kosovën si shtet sovran. Ju kërkoj që ta mbështesni anëtarësimin e Kosovës në NATO… Prezenca e trupave tanë është shumë e rëndësishme në atë rajon, KFOR-i posaçërisht”, ka thënë Self drejtuar Rubios.


