Sërish shtyhet seanca për presidentin, deputetët mblidhen në orën 23

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Hahxi, ka shtyrë për në orën 23:00 mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Seanca ishte paraparë fillimisht të mbahej në orën 10:00, më pas u shty për në orën 14:00 dhe më vonë sërish për në orën 19:00, por edhe këtë herë filloi me vonesë, për t’u shtyrë më pas.

Haxhiu iu bëri thirrje deputetëve që të rrijnë në sallë në seancën plenare të orës 23:00.

Ndërkohë, ora po numëron për institucionet, pasi në mesnatë skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës./IndeksOnline/

By admin7