Severnistani është država e mbajtur më këmbë me paterica shqiptare që ka humbur rrugën në oborr prej vitesh dhe nuk pranon të niset drejt Brukselit.
Ajo kundërshton futjen e bullgarëve në preambulën e kushtetutës ku bashkë me shqiptarët ne thesin e pakicave nacionale përbëjnë mozaikun perberjes etnike të kësaj države pa shpresë ne rrugëtimin drejt BE-së, ku fqinjët e saj tashmë kanë bërë hapa drejt afrimit me Brukselin dhe se qeveria ekstra nacionaliste e kryekomitit Micko po kundërshton futjen e bullgarëve në kushtetutë, si pretekst i politikës hegjemoniste të botës serbe në Severnistan, duke drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska.
Nga ana tjetër, partickat tona heshtin prej tri dekadash ndaj trajtimit te shqiptarëve si bashkesi etnike e dorës se dytë dhe pa gjuhë e pa identitet.
Te paktën për një çerek shekulli gjuha shqipe dhe identiteti ynë përdhoset si bashkësi nomade, partickat tona te babezitura per një çik kaperdisje nëpër zyrat e bordellos qeveritare kanë nënshkruar vasalitetin për shqiptarët si popull nomad me përcaktimin ofendues që nga MO e deri më sot.
Megjithatë, injoranca jonë hesht dhe nuk ka guximin me të vogël për t’i bojkotuar zgjedhjet parlamentare si përgjigje e papërgjegjshmërisë së partiçkave tona ndaj statusit denigrues të kombit tonë dhe gjuhes shqipe.
Ata partiçkat tona të gjitha së bashku pranuan statusin e nomadit për shqiptarët për hir të laduterisë për para dhe një çik pushtet të kufizuar, duke shkelur mbi interesat kombetare.
Këto janë partiçkat tona dhe injoranca jonë që e mbajnë mbi kurrizin e tyre državën eksperimentale të frymore dhe t’i shtyp shqiptarët sa herë do Beogradi!
Rruga drejt Brukseli është e mbyllur për Severnistanin derisa kryekomiti Micko dhe komitet e tij ta kuptojnë se me botën serbe brenda, Brukseli mbetet një barrierë e pakapërcyeshme!
Medai Shaholli



