“SHBA trondit NATO-n: Pentagoni bllokon dërgimin e 4,000 trupave në Evropë”

Pentagoni ndalon vendosjen e 4,000 trupave në Evropë

Qeveria amerikane ka shkaktuar së fundmi shqetësime me njoftimin për tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Gjermania. Por ky duket se nuk do të jetë ndryshimi i vetëm në praninë ushtarake amerikane në Evropë. Sipas raportimeve, Pentagoni ka ndaluar vendosjen e më shumë se 4,000 ushtarëve nga një brigadë luftarake në Evropë.

Reklame

Trupat fillimisht ishin planifikuar për një mision nëntëmujore në Poloni, në kuadër të mbështetjes për aleatët e NATO-s përmes “Operacionit Atlantic Resolve”.

Vendimi u komunikua të mërkurën gjatë një takimi të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe përfaqësuesve të Ushtrisë Amerikane, raportoi Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar të Pentagonit. Brigada luftarake ishte paraparë të zëvendësonte forcat aktuale në kuadër të rotacioneve të rregullta ushtarake.

Sipas raportit, disa ushtarë dhe pajisje tashmë ishin në lëvizje drejt Evropës, gjë që ka habitur pjesëtarë të ushtrisë amerikane. Aktualisht, në Poloni ndodhen rreth 10,000 trupa amerikane.

EUCOM kishte rekomanduar që brigada prej mbi 4,000 ushtarësh të mos zëvendësohej pas përfundimit të misionit aktual me rotacion, megjithatë nuk kishte kërkuar një ndalim të menjëhershëm të vendosjes.

Sipas platformës ushtarake “Task and Purpose”, trupat kishin për qëllim të bashkëpunonin kryesisht me forcat e armatosura të vendeve partnere në Poloni. Vendosja ishte pjesë e “Operacionit Atlantic Resolve”, i nisur nga SHBA-ja në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, me qëllim forcimin e sigurisë së aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore.

Vetëm pak javë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Gjermania. Ndërkohë, Polonia ka riafirmuar gatishmërinë për të pranuar më shumë forca amerikane.

Sipas presidentit polak Karol Nawrocki, rreth 10,000 ushtarë amerikanë janë aktualisht të stacionuar në Poloni, shumica e të cilëve rotacionohen rregullisht në baza të ndryshme ushtarake amerikane në Evropë.

By admin