Sinan Vllasaliu pritet të performojë në dasmën e Dua Lipës

Superylli ndërkombëtar Dua Lipa i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë, sipas raportimeve të mediave.

Më 31 maj, ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni private në Londër. Megjithatë, mediat raportojnë se kjo ka qenë vetëm ceremonia e parë, ndërsa festa kryesore e dasmës pritet të zhvillohet më vonë.

Reklame

Sipas mediave italiane, një festë madhështore dasme pritet të organizohet në Sicili, në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të industrisë së muzikës dhe filmit.

Raportimet e deritanishme flasin për një listë të ftuarish dhe performuesish që mund të përfshijë figura si Elton John, Charli XCX dhe personalitete të njohura të botës së modës, ndonëse detajet zyrtare mbeten të pakonfirmuara.

Pavarësisht diskrecionit rreth organizimit, burime për media rozë kanë bërë të ditur se në këtë event triditor pritet të ketë edhe përfaqësim të muzikës shqiptare.

Burime për Prive By Liberta Spahiu, bëjnë të ditur në dasmën e Duas pritet të performojë edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, duke sjellë një atmosferë me motive shqiptare në një nga eventet më të përfolura të vitit.

By admin7