Djali i Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra, së bashku me Fisnik Bislimin, djalin e Heroit Rexhep Bislimi, kanë bërë të ditur se janë ndaluar dhe gjobitur nga policia për shkak të simbolit të UÇK-së.
Sipas reagimit të tyre, ata kishin kërkuar që në procesverbal të shkruhej arsyeja e vërtetë e ndalimit – “u ndaluan për simbolin UÇK” – por, siç pretendojnë, kjo nuk është shënuar nga zyrtarët.
Ata thonë se simboli i UÇK-së ka kaluar pa problem në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Malin e Zi dhe Greqinë, pasi nuk mbulon asnjë simbol shtetëror apo zyrtar.
“Vetëm në Kosovë, shtetin e dalë nga gjaku i baballarëve tanë, trajtohet si faj”, thuhet në reagim.
Në fund, ata theksojnë se UÇK-ja mbetet “nder, histori dhe krenari kombëtare”, duke shtuar se “UÇK nuk hiqet me gjoba”.


