Deputeti i Frontit Evropian Skender Rexhepi Zejdi pyeti kryeministrin nëse vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë që kur ishte në opozitë deklaronte se termi i 20%-shit që i referohet gjuhës shqipe duhet të hiqet nga Kushtetuta. Me këtë rast, deputeti Zejdi i kërkoi kryeministrit që të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Kur’ban Bajram banner
Skender Rexhepi, deputet i Frontit Evropian
“Kryeministër, a jeni të gatshëm t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, ju ta filloni, ashtu siç e keni premtuar 2020-2022, ju si kryeministër, ju t’i merrni meritat, që përfundimisht gjuha shqipe, gjuha ime të bëhet pjesë e Kushtetutës dhe të krijohet një harmoni ndëretnike e cila është më se e nevojshme për qytetarët. I keni numrat, i kemi numrat, mbi 100 deputetë”.
Mickoski u shpreh se për të nuk është e rëndësishme përqindja. Prandaj, ju kërkoi që deputetët e opozitës ta mbështesin Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuad, që do të hyj në Kuvend. Ndërsa, Mickoski ju kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës lidhur me provimin e jurisprudencës, për çka tha se kjo ka mundur të zgjidhet me kohë nga ministrat e BDI-së që për vite kanë qenë në krye të dikasterit të Drejtësisë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Lidhur me provimin e jurisprudencës, nëse e keni lexuar ligjin, do të lexoni aty se provimi nuk rregullohet me ligji në çfarë gjuhe do të jetë, por rregullohet nga ministri, sa ministra drejtësie ishin nga koalicioni që mbështesni, pse nuk e rregulluan? Sepse jeni hipokritë, sepse jeni patriotë nga Ali Express kur jeni në opozitë, dhe në qeveri promovoni eko-axhenda të gjelbra, në opozitë doni të krijoni konflikt etnik aty ku nuk ka”.
Kryeministri kritikoi studentët që gjatë protestës së tyre krahas flamurit shqiptar nuk përdorën edhe flamurin shtetëror.


