Skandal në Angli: Raheem Sterling arrestohet pas aksidentit me Lamborghini, dyshohet për drejtim nën ndikimin e drogës

Futbollisti anglez Raheem Sterling është arrestuar nga policia britanike pasi u përfshi në një aksident rrugor me Lamborghini-n e tij në autostradën M3 në Hampshire.

Sipas raportimeve të mediave britanike, 31-vjeçari u ndalua nga policia pas përplasjes së automjetit me barrierat anësore të rrugës. Fatmirësisht, në aksident nuk u përfshinë automjete të tjera dhe nuk pati të lënduar.

Reklame

Autoritetet e arrestuan Sterlingin nën dyshimin për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës. Ai po ashtu dyshohet për drejtim të rrezikshëm, posedim të një substance të klasit C dhe refuzim për të dhënë mostër për analizë. Pas marrjes në pyetje, futbollisti është liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sterling, i cili aktualisht aktivizohet te Feyenoord, ka zhvilluar një karrierë të pasur me klube si Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, ndërsa ka regjistruar edhe 82 paraqitje me kombëtaren e Anglisë.

By admin