Skena të çmendura në Turqi, tifozët futen në ring dhe rrahin boksierin rus

Një turne boksi në qytetin turk Trabzon u shndërrua në kaos, pasi një përballje për titullin e kampionit të botës të Universal Boxing Organization (UBO) përfundoi me përleshje masive.

Në ring u përballën boksieri turk Emirhan Kalkan dhe rusi Sergei Gorokhov. Sipas “Caliber.Az”, duke cituar mediat turke, në raundin e tretë shpërtheu një konflikt mes dy sportistëve, i cili u përshkallëzua shpejt në përplasje fizike.

Situata doli jashtë kontrollit kur incidenti u përhap edhe jashtë ringut, ku u përfshinë anëtarë të të dy ekipeve, si dhe disa spektatorë.

Për shkak të përleshjes, dueli u ndërpre, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e incidentit.

By admin7