Sonte, në ora 21:00, nis zyrtarisht Kampionati Botëror 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit. Ndeshja hapëse do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, me vendasit që do të kërkojnë ta nisin me fitore aventurën e tyre para tifozëve të zjarrtë.
Miliona adhurues të futbollit në mbarë botën do të kenë sytë drejt Meksikës, ku ngrihet sipari i një muaji spektakolar me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe me emocionet që sjell gara për trofeun më prestigjioz të këtij sporti.

