Spitali Klinik i Tetovës demanton lajmet për sulm ndaj një mjeku

Spitali Klinik i Tetovës ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në disa portale dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një mjek është sulmuar brenda spitalit.

Në reagimin zyrtar, spitali thekson se lajmi nuk është i vërtetë dhe se ngjarja e përmendur nuk ka ndodhur brenda ambienteve të institucionit shëndetësor, njofton TS.

Reklame

Sipas reagimit, rasti nuk lidhet me procesin e punës apo me detyrën zyrtare të personelit mjekësor, por bëhet fjalë për një çështje private që ka ndodhur jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar pacientë, ju informojmë se lajmi që po qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale se një mjek është sulmuar në Spitalin Klinik të Tetovës, nuk është i vërtetë”, thuhet në reagimin e spitalit.

Nga Spitali Klinik i Tetovës u bëhet thirrje mediave dhe qytetarëve që informacionet të publikohen vetëm pasi të verifikohen, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik.

By admin7