Tahiri, Kurtit: Proceset serioze nuk bëhen me WhatsApp, ky refuzoi të çojë ftesë formale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti lidhur me akuzat për mungesë gatishmërie për marrëveshje.

Tahiri mohoi që PDK të ketë refuzuar takime.

Reklame

“PDK-ja s’ka refuzuar asnjë takim… nuk kemi pranuar asnjë ftesë formale”, tha ai.

Ai kritikoi mënyrën e komunikimit të Kurtit.

“Mos të flasim për mesazhet në WhatsApp… kërkesa për pazare, që ishin qesharake”.

Sipas tij, mungesa e seriozitetit dhe formalitetit ka bllokuar procesin.

Tahiri shtoi se PDK e konsideron të përfunduar kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit.

By admin7