e tmerrshme për Juventusin, i cili humbi ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit ndaj rivalëve historikë Fiorentina, duke rënë dy pikë poshtë zonës së Ligës së Kampionëve me vetëm një ndeshje të mbetur.
Sipas “Tuttosport”, skuadra u fishkëllye në fund të ndeshjes, ndërsa tifozët në tribuna kërkonin me zemërim nga lojtarët që të tregojnë më shumë karakter.
Protestat e ultrasve vazhduan edhe jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh të zjarrtë u mblodhën pas ndeshjes për të kënduar kundër ekipit dhe drejtuesve të klubit.
Ultrasit brohoritën “respektoni ngjyrat tona” dhe “ne jemi Juventusi”, pas një rezultati zhgënjyes që e afron klubin me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Juventusi do të duhet të mposhtë rivalët e qytetit Torinon në ndeshjen e fundit të sezonit për të shpresuar në kualifikimin në Champions, por gjithashtu do t’i nevojiten rezultate të favorshme nga Como, Milani dhe Roma.


