Tragjike: Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

30-vjeçari Jetmir Sopaj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Janqishtë të Malishevës.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 12 gusht, në orën 14:00, në varrezat e këtij fshati, raporton Klankosova.tv.

Për rastin tragjik është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK, pas mesnatës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit./Klankosova.tv

By admin7