Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Gjakovës, ku një person ka vdekur në vendin e punës.
Viktima, mësohet të jetë Sadri Lokaj.
Postimi:
Lajm mortor dhe i kobshëm për fshatin tonë.
Me dhimbje të thellë njoftojmë se, pas një aksidenti në vendin e punës, ka ndërruar jetë bashkëfshatari ynë, Sadri (Adem) Lokaj.
I ndjeri do të kujtohet për urtësinë, punën dhe përkushtimin e tij si familjar i devotshëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lokaj, të afërmve dhe miqve.
U prehtë në paqe.

