Zjarrfikësi e “përshëndet” Kurtin me foton që qytetari nuk ia zgjati dorën: “Mashtrues, na ke lënë në mëshirën e Zotit, as uniforma, as mjete”

Fotografia e qytetarit që nuk ia zgjati sit dorën kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Drenas është bërë virale.

Fotografinë në fjalë e ka shpërndarë edhe një zjarrfikës me emrin Arianit Hamza.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kurti i ka lënë zjarrfikësit nën mëshirën e fatit.

“Mos ma thuani… … Mashtruesit, i dule fytyra!!! 🥶”, ka shkruar ai.

“PS. Un si Zjarrfikës i Republikes se Kosoves, jam ndi teper i bullizuar, nga ana e juaj, ne veqanti ne keto ditë te fundit dhe gjatë gjithë mandatit tuaj, Mashtrues. Na kë përqesh ne menyr absurde me thenjen, ( President nga Shoqata e Zjarrfiksave ) andaj me ketë foto te pershendes! Na ke lenë ne meshiren e Zotit, as uniforma, as mjete, asgjë nuk ke berë per në) 😡”, ka shkruar ai.

By admin7