Territori i Maqedonisë është nën ndikimin e një vale të nxehtësisë pak më të fortë nga jugu, pra nga Afrika, gjë që bën që të kemi temperatura maksimale ditore të larta të ajrit. Për këtë arsye, i gjithë territori i Maqedonisë është në fazën e paralajmërimit të verdhë.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, nuk do të kemi temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit në Maqedoni, pra temperaturat maksimale ditore sot, të premten, më 17 korrik, do të rriten në intervalin nga 30 deri në 38 gradë. Në Shkup dhe rrethinë, temperatura maksimale sot do të rritet deri në rreth 35 gradë.
Temperatura më të larta do të kemi të shtunën dhe të dielën, ku në vende të caktuara do të rriten deri në 40 gradë.
Moti do të jetë me diell me shfaqjen e vranësirave të lehta deri në mesatare lokale, veçanërisht në orët e pasdites, kur do të ketë kushte për shfaqjen e rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave afatshkurtra.
Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi.
Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare në pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.



