Deklaratë e papranueshme kundër një populli të martirizuar!

Është e trishtueshme që një zyrtare e lartë shtetërore të përdorë gjuhë që justifikon spastrimin etnik ndaj një populli që ka përjetuar dekada shtypjeje, diskriminimi dhe krime të rënda nga regjimi i sërbisë në kohën i kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Kjo është një deklaratë thellësisht anticivilizuese, antidemokratike dhe në kundërshtim me vlerat mbi të cilat ndërtohet Evropa. Fjalë të tilla nuk kontribuojnë në pajtim, por ringjallin urrejtjen dhe kujtimet e një të kaluare tragjike.

Reagimet e institucioneve ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kosovës tregojnë qartë se glorifikimi i spastrimit etnik nuk mund të tolerohet në asnjë shoqëri demokratike.

Historia nuk mund të rishkruhet dhe krimet nuk mund të relativizohen. Kushdo që mbron ose justifikon politika të tilla mban përgjegjësi morale dhe politike për fjalët e veta. Besoj se secili, herët a vonë, do të përballet me ndërgjegjen e tij dhe me gjykimin e drejtësis.

Pas deklaratave të saj fashizoide, Snezhana Paunović është shpallur person i padëshiruar dhe nuk do të mund të hyjë më në territorin e Kosovës.

By admin7