VREDI me dy bashkëkryetarë!

Të shtunën, më 9 maj, vredistët do të mbajnë kongresin e tyre të themelimit të VREDI-t si një subjekt politik.

Nga themelimi i këtij subjekti të lindur para dy apo tre vitesh me iniciativën e kryekomitit Micko, nuk përfiton askush veç VMRO-së dhe vredistëve të babëzitur për një çik pushtet, pasi dihet ata nuk janë tjetër veçse “shfalerka” të Mickos që nuk do t’i shërbejnë kauzës shqiptare, por pusht-shtetit që për tri dekada na ka trajtuar si nomadë.

Ndryshimi që premtuan ata me atë palo-ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat, nuk ka të sanksionuar kuotën etnike në punësime, gjë që përbën një zhvillim prapakthehu për përfaqësimin e shqiptarëve si në kohën e qoftëlargut dhe regjimit titist.

Kërcënimi i kryetarit te Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 22 të ligjit për gjuhët e pakicave, ka bërë të heshtin vredistët mbi këtë ligj që denigron identitetin tonë kombëtar dhe gjuhësor, ligj që duhet të zbatohet për pakicat dhe jo per gjuhën shqipe.

Ndaj, për ta bërë gjuhën shqipe zyrtare dhe të barabartë me sllavishten e Mickos, duhet fshirë nenin përdhosës dhe shoven që ofendon gjuhën shqipe me një emërtim shifrash dhe jo si gjuhë shqipe.

Ky ka qënë pikërisht zotimi i vredistëve se pas gjashtë muajve ne qeverinë e koalicionit do te marrin iniciativën për heqjen e njollës së turpit të 20% ndaj shqiptareve, ku edhe pas afro dy vitesh 20% i turpit qëndron shëndosh e mirë ne atë kushtetutë që është miratuar edhe me votat e partiçkave tona papërjashtim.

Zotimet dhe premtimet jo vetëm që nuk u mbajtën nga lepurushët e VREDI-t, por ata degraduan së prapthi thënë e me thellë.

Si mund t’i besojnë shqiptarët edhe më tej rrumpallave vrediste me mproçkat e tyre që edhe pas dy viteve të qeverisjes së koalicionit se ndryshimi paskësh ndodhur falë VREDI-t në këtë qeveri?

Ndryshimi ky që vetëm vredistët e shohin!
Nëse ky quhet ndryshim vetëm sa për sy e faqe, i pafshinë “hajrin” dhe paçin këmbën e mbarë edhe dy vite të tjera në bordellon qeveritare si një martesë me pahir ose ca me keq si shfalerka të kryekomitit Micko!

Medai Shaholli

By admin7