Nga zhvillimet e fundit në državën e Sevenistanit, është dhe paralajmërimi për dëbimin e ambasadorit shqiptar Denion Mejdani, si i diplomat i padëshirueshëm për Mickon dhe vredistët.
Ky vendim vjen pas denoncimit që i bënë çimkat e VREDI-t pranë shefit të tyre Micko, se shkëlqesia e tij ambasadori shqiptar z. Mejdani, “paskësh ndërhyrë në punët e brendshme të Severnistanit, se po merret me veprimtari subverzive, duke i nxitur studentët shqiptarë të kërkojnë të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhen shqipe dhe një sërë aktivitetesh patriotike në vend”.
Kjo është aktakuza dhe denoncimi që i bënë djemtë plëngëprishës të VREDI-t në zyrat e bordellos qeveritare ndaj ambasadorit Mejdani, denoncim hakmarrës që nuk thuhet në publik.
Sipas puthadorëve vredistë ambasadorit Mejdani, paskësh kaluar vijën e kuqe të aktivitetit të tij si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti!
Moszgjidhja e provimit të jurisprudencës duhet atribuar integristëve të cilët e kanë lënë të pazgjidhur prej dy dekadash thonë nga kolona e pestë, por përse nuk e zgjidhën problemin dyshja Bili-Mexho, kur ishin funksionarë te DUI për dy dekada njëri dhe pak më pak tjetri, por heshtën dhe u strukën zgëqeve me të errta të pushtetit.
A është kjo arsyeja për ta lënë aty ku ishte problemin vetëm me deklerata pa mbulesë, se çështja e provimit të jurisprudencës do të zgjidhe së shpejti pa dhënë afate se kur?
Ndaj, broçkullave vrediste se “së shpejti do kemi zgjidhje” nuk i besojnë më as fëmijët e kopshtit e lëre më studentët shqiptarë, që e dinë se ky është fjalor dhe demagogji e Mickos që po shpërndahet përmes telallëve të tij vredistë.
Ambasadori Mejdani u bë halë ne sy për sejmenët e pushtetit, ku aktiviteti dhe dhe zgjidhja e shumë çështjeve që lidhet me identitetin kombëtar u bë pengesë për ta dhe për pasojë ata i ngjitën fletërrufe në zyrat e bordellos qeveritare, si person nongrata!
Ky është misioni i puthadorëve shqiptarë në bordellon qeveritare, që të bëhen palë me Carin e tyre Micko, i cili mban peng ndryshimet kushtetuese dhe nofkën e 20% në kushtetutë, ku pikërisht me këto zotime për ndryshimin plëngeprishësit shqiptarë erdhën në pushtet.
Medai Shaholli


