Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur krenarinë e tij të madhe për arritjen e një rekordi historik, teksa Kombëtarja helvete përgatitet për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës ndaj Katarit.
“Më bën jashtëzakonisht krenar që arrij një rekord të tillë”, deklaroi Xhaka në konferencën për shtyp para sfidës, ku së bashku me Ricardo Rodriguez do të bëhen futbollistët me më shumë paraqitje në histori të Zvicrës në Kupën e Botës, duke kaluar rekordin e Xherdan Shaqiri.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, nuk zbuloi skemën taktike që do të përdorë kundër Katarit, duke theksuar se skuadra është përgatitur për të luajtur si me tre ashtu edhe me katër mbrojtës.
Pavarësisht pritshmërive të larta, Xhaka nuk e fshehu ambicien e madhe të ekipit: “Duam të zhvillojmë Kupën e Botës më të mirë në historinë e futbollit zviceran. Është e lehtë të flasësh, por tani duhet ta tregojmë në fushë.”

Një lajm i mirë për helvetikët është rikthimi i sulmuesit Breel Embolo, për të cilin Yakin tha se do të jetë i freskët dhe i gatshëm për të udhëhequr repartin ofensiv.
Sa i përket kundërshtarit, Xhaka kërkoi respekt maksimal për Katarin: “Çdo ekip që arrin në Kupën e Botës meriton respekt. Ata nuk janë këtu rastësisht.”
Me rekordet, ambiciet dhe ëndrrën për të shkruar histori, Zvicra hyn në turne me besim të madh dhe me synimin për të surprizuar botën e futbollit.

