Zbulohen detaje nga hetimet për eskortat, skandali që tronditi futbollin italian

Nga dokumentat e Prokurorisë së Milanos që heton për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërtohet sistemi që menaxhonte eskortat dhe vajzat imazh për të kaluar netë me disa futbollistë. Shitja e paketave iu ofronte klientëve të pasur disa mundësi zgjedhjeje.

Në fillim lokalin, më pas tavolinën dhe vajzat. Çdo gje do të kishte padyshim çmime të ndryshme. Bashkëpunëtorët e ciftit Buttini-Ronchi që janë në qendër të hetimeve nga prokuroria e Milanos janë marrë me menaxhimin e raporteve me klientët, futbollistë me famë ndërkombëtare, por edhe persona të famshëm dhe sipërmarrës. Pra, kishin detyrën për të menaxhuar gjithçka që nga spostimet te furnizimet e klientëve me gjithçka dëshironin, përfshirë këtu edhe drogën e të qeshurës. Siç lexohet edhe në dokumenta: ‘Jemi te Duca, te Me Milan, na duhen tullumbace’. ‘Ok, të dërgoj dikë’-ishte përgjigjja e menjëhershme. Pra shërbimi ishte i plotë

Dhe sa kushtonte e gjithë kjo? Padyshim flasim për klientë me pagë shumë të lartë që nuk e kishin problem të shpenzonin pak më shumë për privatësinë dhe organizimin e gjithçkaje. Siç u tha çmimi i mbrëmjes ndryshonte në varësi të kërkesave. Nëse tavolina ishte për 5 veta, çmimi ishte rreth 10 mijë euro duke përfshirë mbërmjen dhe vajzat. Dhe futbollistët e pranishëm ishin ‘përdorur’ si nxitës për të bindur të tjerët. ‘Është edhe…’ dhe fjala shpërndahej. Më pas për argëtimin ‘ekstra’ pas mbrëmjes, duhej një pagesë shtesë. Edhe sepse, është mirë të saktësohet, sipas organit të akuzës, jo të gjithë futbollistët e kanë shfrytëzuar shërbimin e plotë; kishte nga ata që kërkonin vetëm pak argëtim dhe privatësi pa e vijuar domosdoshmërisht mbrëmjen në hotele dhe lokale.

Po vajzat? Nga ajo që lexohet në dokumenta, grupi kishte të përfshira qindra vajza shumë të reja, italiane dhe të huaja, disa prej tyre të disponueshme edhe si eskorta. Zgjidheshin nga klientët përmes një lloj katalogu; foto, profil Instagram dhe çmim. Mes tyre ka pasur edhe disa studente, që mbaheshin nga prindërit financiarisht dhe që kishin pranuar punën e vajzës imazh për të përfituar diçka më shumë për të blerë çantë të markës apo veshje. Vajzat e reja, shumë prej të cilave të huaja, konfirmuan denoncimin e njërës prej tyre; reklutoheshin për të marrë pjesë në mbrëmjet e lokaleve të luksit si shoqëruese, por që shpesh iu jepej mundësia të pranonin një punë ekstra. Nga fitimet e paraqitjeve, te rejat kënaqeshin me pak; iu jepeshin zarfe me para cash në bazë të paraqitjeve dhe shumës së siguruar. Shuma ndryshonte nëse ato qëndronin apo jo në dhomë në Cisinello(70 apo 100 euro nata), nga tryezat dhe shërbimi i ofruar. Por kishin pranuar të merrnin më pak në krahasim me të ardhurat e siguruara nga organizara; cifti Buttini-Ronchi në fakt mbante më shumë se 50% të parave të paguara nga futbollisti apo sportisti i radhës. Vajza që denoncoi iu referua për shembull rastit të një vajze kolumbiane që në 2022 ishte e detyruar të prostituohej me një futbollist për 1000 euro nga të cilat më pak se gjysma e kësaj shumë iu dha asaj

Ndërkaq, financierët e Njësisë së Policisë Ekononmoko-financiare të Guardia Di Finanza po ndjekin paratë, rreth 1.2 milionë euro që mendohet se janë jashtë vendit, duke qenë në një llogari në Lituani nuk është gjetur asgjë. Për më tepër mendohet se ka edhe para të tjera të padeklaruara.

By admin7