Zyrtare: Dhëndri i Kosovës i bashkohet Barcelonës

Borussia Dortmund-i ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e menjëhershëm të Karim Adeyemit.

Sulmuesi gjerman largohet nga klubi pas katër sezonesh, ndërsa kontrata e tij do të përfundonte verën e ardhshme. Sipas njoftimit të klubit gjerman, Adeyemi kishte shprehur më herët dëshirën për të nisur një aventurë të re.

Dortmund e falënderoi lojtarin për kontributin e dhënë gjatë katër vjetëve të kaluar dhe i uroi sukses në vazhdim të karrierës.

By admin4