Zyrtare: Valdrin Mustafa rikthehet te Elversberg

Valdrin Mustafa është rikthyer te SV Elversberg, klub me të cilin kishte luajtur më parë, duke u bërë pjesë e ekipit të dytë që garon në RPS-Oberliga.

Klubi gjerman ka njoftuar rikthimin e sulmuesit përmes një postimi me një mesazh të veçantë, duke treguar se Mustafa u takua me drejtuesit e klubit gjatë fundjavës në Mallorca dhe më pas u bind për rikthimin në Elversberg, shkruan Indeksonline

Mustafa kishte veshur fanellën bardhezi të Elversbergut më parë, në periudhën 2021–2023, ndërsa tani rikthehet për të nisur një kapitull të ri me ekipin e dytë.

“Valdi”, siç e quan klubi, do ta përforcojë skuadrën e dytë të Elversbergut në RPS-Oberliga, ndërsa klubi i ka uruar mirëseardhje në shtëpi.

“Valdi, i cili nga viti 2021 deri në 2023 kishte veshur tashmë fanellën bardhezi, rikthehet te SVE dhe në të ardhmen do ta përforcojë ekipin tonë të dytë në RPS-Oberliga. Mirë se erdhe në shtëpi – na vjen mirë që je sërish këtu!”, thuhet në njoftimin e klubit.

By admin12